Veseli thotë se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse Lunaçekut

Veseli thotë se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse Lunaçekut

30 tetor 2017 17:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me anëtaren e Parlamentit Evropian, Raportuesen për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në vizitën e saj të fundit në Kosovë në këtë cilësi.

Veseli dhe raportuesja Lunaçek diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian, tashmë të avancuara në nivelet më të larta të bashkëpunimit, sipas njoftimit të Kuvendit.

Në njoftim theksohet se Veseli ka falënderuar Lunaçekun për mbështetjen e madhe dhe të pakursyer që ajo i ka dhënë Kosovës, jo vetëm brenda Parlamentit Evropian, por në gjithë veprimtarinë e saj të përditshme politike në vitet e fundit.

Duke e konsideruar atë zërin më të fuqishëm të Kosovës në Evropë, Veseli vlerësoi se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohës asaj për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e rrugës integruese dhe për zhvillimin e përgjithshëm.

Në takim, Veseli e ka njoftuar Lunaçekun edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa ajo ka theksuar përkushtimin që ta mbështesë Kosovë pavarësisht pozicionit politik në të cilin gjendet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme