Pacolli: Demarkacioni nuk ka mundësi të rinegociohet

Pacolli: Demarkacioni nuk ka mundësi të rinegociohet

30 tetor 2017 16:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku nga kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani është pyetur për çështjen e Demarkacionit dhe me tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për Interpol dhe UNESCO.

“Demarkacioni është një temë që rëndon politikën e brendshme. Kam vizituar Malin e Zi, qëndrimi i tyre është i pa luhatur dhe është një shtet që lobon për Kosovën me një zë të lartë. Parlamenti i Malit të Zi nuk është funksional tash e një vjet dhe kur flitet për demarkacionin ata presin që ta kenë një diskutim të zhurmshëm në Parlament”, theksoi Pacolli. Sipas tij, Demarkacioni nuk duhet të ndërlidhet me marrëdhëniet e mira që ka Kosova me Malin e Zi.Pacoli tha se ajo marrëveshje nuk ka mundësi të rinegociohet ngase kanë kaluar të gjitha procedurat në Mal të Zi.

“‘Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur’, këtë e kam dëgjuar në secilin takim që e kam pasur në Mal të Zi, dhe kjo temë për ta është humbje kohe”, tha Pacolli.

Ministri tregoi se kryeministri Haradinaj ka caktuar Komisionin kufitar dhe mbetet që të sillen faktet e reja për vijën kufitare më Malin e Zi. Sipas tij, nëse nuk ka fakte të forta, është e vështirë të mbrohet qëndrimi kosovar, transmeton KP.

Pacolli tha se çështja e demarkacionit është ndërkombëtarizuar aq shumë sa që është vështirë të punohet në favor të Kosovës. Ai ka treguar edhe për vizitën në Bruksel, ku i është kërkuar përfundimi i kësaj teme. Sipas tij, është mirë që Demarkacioni të kalojë në Parlament.

Komentet

ali pashe tepelena31/10/2017 15:11

nje her gomar gjithnji gomar, kata matrapaz te ksoves asgje nuk mesuan ne jeten e tyre boshh, edhe greqia folte nje lloj sikurse mali zi por epillogun e dijme gjthe. e mjer kja kosove se me cfar "ministra" matrapaz kerkon perpektiv. keta nuk e meritojne e nuk kan kapacitet mental as per me udheheqe koperativa bujqesore e jo nje shtet ne formim, e mjera kosove e mjer.

Shto koment

Të ngjashme