Arbëri

Nesër Kuvendi shqyrton për herë të dytë Buxhetin 2017

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Kuvendi me shumicë votash, por pa opozitën, miratoi shqyrtimin e parë të këtij dokumenti, në bazë të cilit duhet të bëhet rebalanci i buxhetit të vendit për vitin që po e lëmë.

Sipas paralajmërimit mbledhja duhet të fillojë në orën 10.