Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv", ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunaçek theksoi se e ka përcjellë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
"MSA dhe agjenda e reformave evropiane janë udhërrëfyes për perspektivën evropiane të Kosovës", ka thënë Lunaçek.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj drejt konsolidimit të shtetit, duke përfshirë së fundmi edhe organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veriun e Kosovës.
Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe social mbesin prioritete të Republikës së Kosovës.