Arbëri

Aktakuzë penale për terrorizëm kundër B.U.

Descriptive Text

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kundër personit B.U. në drejtim te veprës penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist në tentativë, nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga Prokuroria, transmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës për të pandehurin B.U. ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod se, i njëjti në periudhën kohore korrik 2014 deri në fund të muajit nëntor 2014, ka marr pjesë në veprimtarinë e grupit – organizatë terroriste, të quajtur ISIS, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor i pandehuri, për veprën penale që akuzohet, të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit.