Arbëri

Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Maqedonia zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Votimi fillon në orën lokale 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të zhvillohet në 35 komuna, me 1517 qendra votimi, ku të drejtë vote kanë 833710 qytetarë.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i bashkisë i qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në qytetin e Shkupit dhe në të gjitha komunat.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, ndërkohë që të parat u zhvilluan në vitin 1990.