Arbëri

Zymer Krasniqi pritet të dëshmojë në “Dosjen Lumezi”

Policia ka intensifikuar hetimet në “Dosjen Lumezi”. Kohavisioni merr vesh se dje Policia në fshatin Prapaqan të Deçanit ka intervistuar edhe familjen e Zymer Krasniqit, emri i të cilit ndodhet prapa emrit të kryeprokurorit në dosjen e provimit të jurisprudencës.

Forcat e rendit kanë kontaktuar edhe vetë Zymer Krasniqin, i cili jeton në Gjermani dhe ku ka mbiemër tjetër, atë Tahiri.

Siç mëson KTV-ja, Zymeri pritet të vijë në Kosove për të kontribuar në këtë proces.

Zymeri kishte emigruar në Gjermani në kohën e masave të dhunshme, pasi ishte larguar dhunshëm nga puna në Gjykatën e Deçanit, që sipas familjarëve, ai kishte bërë punë praktike për gati 2 vjet.

Familja ka konfirmuar se Zymer Krasniqi kishte dhënë provimin e jurisprudencës, pak para se të largohej për në Gjermani, ku vazhdon të jetojë tash e sa kohë.