Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri përfundon dëshminë në Prokurori

Saimir Tahiri ka përfunduar dëshminë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas ftesës së grupit të prokurorëve që po hetojnë çështjen e tij.

Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri është shprehur se kishte kërkuar të pyetej për të dhënë sqarime për çështjen, ndërsa shprehet se ka kërkuar hetim sa më të shpejtë për t’i shkuar deri në fund të vërtetës, përcjell topchannel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“U paraqita për të dhënë gatishmërinë për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Kërkova hetim të shpejt edhe të gjithanshëm”, ka thënë Tahiri.

Gjatë mbrojtjes përpara Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ish-ministri i Brendshëm deklaroi se nuk i ishte kërkuar për asnjë moment dëshmia e prokurorëve për hetimin ndaj tij.

Të mërkurën Kuvendi refuzoi kërkesën e Prokurorisë për të kufizuar lëvizjen e Saimir Tahirit, por e autorizoi atë që të kontrollojë banesën dhe sendet personale të ish-ministrit.