Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët në protestë më 1 nëntor

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike e Kosovës, ka marrë vendim që me datë 1 nëntor, ditë e mërkurë, në orën 12:00 deri në orën 13:00 me të gjithë anëtarët e SR KEK-ut dhe punëmarrësit tjerë të KEK-ut, me përjashtim të atyre që janë të lidhur me procesin e prodhimit dhe ata që janë kujdesur në pajisjet që nuk punojnë, të dalin në protestë.

Sipas tyre, siç njoftojnë përmes një kumtese për media, qëllimi i protestës është ngritja e pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro në start nga muaji qershor i vitit 2017, ashtu siç u ka premtuar kryeministri dhe kryeparlamentari i Kosovës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas, qëllimi tjetër është zbatimi i Marrëveshjes kolektive-negociimi i Marrëveshjes Sektoriale. Dhe në fund, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit, SR –KEK, kërkon kompensim në të holla nga 300 euro për çdo punëmarrës.

Në fund, ata kanë lajmëruar se protesta do të mbahet para qeverisë së Kosovës.