Juncker nuk sheh ngjashmëri mes Katalonjës e Kosovës, “Spanja nuk është Jugosllavi”

Juncker nuk sheh ngjashmëri mes Katalonjës e Kosovës, “Spanja nuk është Jugosllavi”

27 tetor 2017 09:52

Lisbonë, 27 tetor – Kryetari i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka vlerësuar se situata në të cilën ndodhet Katalonja nuk mund të krahasohet me atë në ish-Jugosllavinë.

“Në Katalonjë nuk ka probleme me shkeljen e të drejtave të njeriut, meqë katalonasit, të cilët i kam për zemër dhe kulturën e të cilëve e respektoj, nuk janën nën represionin e Spanjës. Nuk mund të bëhet paralelja midis Slloveninë dhe vendeve të tjera të ish-Jugosllavisë me atë që po ndodh në Katalanjë”, ka thënë Juncker, transmeton Koha.net.

Juncker ka shtuar se nuk e do për “nesër ose pasnesër një BE me 95 vende të ndryshme”..

“Do të humbnim kontrollin. Uniteti kombëtar dhe uniteti europian janë gjera që shkojnë bashkë”, e citon Junckerin agjencia kroate e lajmeve, Hina, duke hedhur sërish poshtë mundësinë e ndërmjetësimit në konfliktin ndërmjet Barcelonës e Madridit, transmeton Koha.net.

Ai kashtuar se Europa nuk ka kurrfarë roli në konfliktin midis Barcelonës e Madridit. “Spanjollët janë ata që duhet ta zgjidhin këtë problem”, ka thënë Juncker.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme