Ministria e Financave njofton opinionin publik se është e përkushtuar në marrjen e veprimeve për t’i adresuar të gjitha kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë në Kosovë, dhe e trajton këtë kategori në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë.
“Bedri Hamza është Ministri i parë i Financave që me qëllim të mirë ka kërkuar që ky proces të finalizohet sa më shpejt, me qëllim që kjo kategori t’i përfitojë sa më shpejt që është e mundur pagesat ashtu siç edhe parashihet me ligj, ku javën e parë të marrjes së mandatit ministri Bedri Hamza ka bërë edhe ndarjen e mjeteve nga rezerva e Qeverisë për këtë kategori për pagën e mjeteve financiare”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoashtu, Ministri i Financave për herë të parë ka vendosur se duke filluar nga janari i vitit 2018 kjo kategori të përfshihet në kuadër të Buxhetit të rregullt, ku përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pagesat për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë të pranohen në baza të rregullta, me qëllim që kjo kategori e çmuar dhe e ndjeshme e shoqërisë tonë të trajtohet me dinjitet dhe respektin më të lartë.