Vllasi u plagos nga një klient, ende s’ka të arrestuar Foto: Koha / arkivi

Vllasi u plagos nga një klient, ende s’ka të arrestuar

13 mars 2017 09:43

Azem Vllasi, i cili po trajtohet në QKUK pas plagosjes së sotshme para ndërtesës ku banon, në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, sipas burimeve të pakonfirmuara u plagos nga një klient i tij. Megjithatë mungojnë hollësitë, raporton Koha.net.

Policia bën të ditur se ende nuk ka të arrestuar për këtë rast. Por fakti se plagosja ndodhi para banesës dhe zyrës së tij, që ndodhet përballë objektit ku banon kryeparlamentari Kadri Veseli, e cila sigurohet nga policia dhe monitorohet nga kamera të sigurisë, lë të besohet se dorasi do të kapet shpejt, pra rasti do të ndriçohet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme