Sipas Frashër Krasniqit, prokurori e pranoi montimin politik

Sipas Frashër Krasniqit, prokurori e pranoi montimin politik

26 tetor 2017 13:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se sot në seancën gjyqësore kundër tij, Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit, prokurori e pranoi se provat e marra në vendin e ngjarjes, analizat e ADN-ve dhe raportet e ekspertimit te pajisjeve elektronike, nuk tregojnë për ndonjë lidhje në mes të të akuzuarve dhe sulmit në Kuvend, transmeton KP.

“U deshën rreth 1 vit e gjysmë qe edhe vetë prokurori ta pranojë tërthorazi se rasti i montuar kundër nesh është montim politik”, ka shkruar ai në Facebook.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme