Arbëri

Ambasadori amerikan reagon për rastin e Saimir Tahirit

Descriptive Text

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka folur për çështjen “Tahiri” në konferencën për luftën kundër korrupsionit. Ai thotë se shoqëria duhet të zbulojë të vërtetën, pasi askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Në 27 vitet e fundit ky vend është përballur me një problem të madh, krimin e bërë nga politikanët me pushtet. Nuk është e përshtatshme të them nëse Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Shoqëria duhet të zbulojë të vërtetën. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si deputet me votë. Ju keni të drejtë të dini të vërtetën”, tha Lu.

Ai shtoi më tej se nëse Tahiri është fajtor, duhet të përballet me drejtësinë.