Demarkacioni është çështje kyçe për liberalizimin e vizave, ndërkohë që duhet vazhduar edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kështu tha sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm Helga Schmid, pas takimit që kishte sot me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne e dimë po ashtu se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për njerëzit e Kosovës. Është esenciale, që autoritete t’i përmbushin kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave, për të ecur përpara me marrëveshjen për demarkacionin. Kjo është çështja kyçe. Natyrisht dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të vazhdohet. Duhet treguar se jeni të gatshëm për t’i dhënë zgjidhje dhe përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, që i hap dyert për investime të ardhshme dhe zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës”, tha Schmid, transmeton kp.
Schmid ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, ndërkohë që institucionet e Kosovës duhet t’i bëjnë avancimet e duhura sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të qenë sa më afër BE-së.
“Mesazhi im është shumë i qartë, Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot me të gjithë akterët që janë në Kosovë, iu kam thënë që ta shfrytëzojnë momentin e duhur për t’i bërë avancimet e duhura, për të qenë më afër BE-së, sa më shpejt që është e mundur. BE është investitori, apo donatori më i madh në Kosovë. Ne kemi në plan, t’i përkrahim dhe t’i kemi së paku 100 milion investime në vit, përkrahje për vende të punës, infrastrukturë, arsimin sundimin e ligjit në Kosovë. Kjo është ajo që edhe populli i Kosovës pret. Duhet të iu përkujtoj që BE në Kosovë e ka dhe misionin më të madh EULEX-i ,i cili demonstron përkushtimin tonë për t’i ndihmuar Kosovës në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Implementimi i MSA-së dhe agjendës së reformave evropiane, janë kruciale dhe se kjo nuk ka të bëjë për të ia bërë qejfin BE-së, por për të bërë ndryshime për të mirën e Kosovës”, tha ajo.
Schmid po ashtu uroi autoritetet e Kosovës, për procesin e mirë të zgjedhjeve, duke pohuar se duhet adresuar problemet me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të ecin ‘vizavi’ me standardet evropiane.
Ajo foli dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbinë, për të cilin tha se përfaqësuesja e lartë evropiane Frederica Mogherini, është plotësisht e zotuar për vazhdimin e dialogut të ri dhe suksesin e tij. Ndërsa shtoi se dialogu është çelës për avancimin e Kosovës dhe Serbisë, si dhe kontribuon në stabilitetin në regjion.
Ndërsa kryeministri Haradinaj pohoi se dinamika e Kosovës me BE-në, po intensifikohet dhe se Kosova është e vendosur në perspektivën e saj evropiane.