Arbëri

Zeka: Pse nuk pati auditim në PTK, është piramida e krimit ekonomik

Descriptive Text

Deputeti Milaim Zeka ka kritikuar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, duke thënë se ka bërë auditimin e ndërmarrjeve të mbeturinave por nuk ka bërë auditim piramidës së krimit ekonomik, Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Zeka duke folur për keqpërdorimet që ka gjet auditori, tha se ky krim i parasë publike strehën e vet e ka brenda Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët këtu kanë bërë regrutimin e anëtarëve të bordeve nëpër ndërmarrjet publike, ku kanë dërguar për ta mbuluar hajnin e këtyre deputetëve, transmeton kp.

“E kam një kritik për auditorin, si ka mundësi që e ka lënë pa auditim piramidën e krejt krimit ekonomik në Kosovë, Postës së Kosovës, kjo është e habitshme, domethënë se auditori shkon dhe bën auditimin e ndërmarrjeve të bërllogut dhe nuk e bën auditimin e piramidës së krimit që përpos që ka shkatërruar ata punëtorë, ka një milion fakte për keqpërdorime milionëshe që i kanë shkaktuar dëm buxhetit dhe taksapagueseve të Kosovës. Të gjithë drejtorët kanë qenë të emëruar PDK, i cili pasi ka shkatërruar Aeroportin ka ardhur në Postë”, ka thënë ai.