Konjufca: Votuat rishikimin e buxhetit që grupeve kriminale u jep 6 milionë euro

Konjufca: Votuat rishikimin e buxhetit që grupeve kriminale u jep 6 milionë euro

26 tetor 2017 11:07

Opozita në Kuvend nuk e ka përkrah propozimin nga deputet të pozitës që rishikimi të buxhetit të kalohet me procedura të përshpejtuara .

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se VV nuk e përkrah sepse sipas tij me këtë rishikim u ndahen 6 milion euro grupeve kriminele. Është fjala për pagesën e vendimit të Arbitrazhit të rastit të pasaportave, ku Qeveria e Kosovës duhet t’i paguajë mbi 6 milionë euro, transmeton kp.

“Lëvizja Vetëvendosje është kundër procedurave të përshpejtuara , për ta rishqyrtuar ketë propozim të ndryshimit të buxhetit . Për shkak ashtu sikur që u pa edhe dje , gjatë diskutimeve , interesi i Qeverisë të kaloj sa më shpejt me disa ndryshime shumë të dëmshme.Mos të harrojmë këtu pak më parë u votua një buxhet për të cilin Kosova detyrohet ti paguaj grupeve kriminale të cilat përmes aferave korruptive e kanë dëmtuar Republikën e Kosovës . Ju sapo i çuat duart tuaja për me iu dhënë 6 milionë euro grupeve kriminale të cilët e kanë dëmtuar Republikën e Kosovës dhe shumë afera të tjera korruptive.

Prandaj ne nuk kemi se si të bëhemi pjesë e këtyre punëve të ndyta të cilat prej qeverisë së kaluar po i vazhdon edhe kjo qeverie tashme. “, tha Konjufca.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme