Arbëri

Zyrtarja e lartë e BE-së Helga Schmid viziton Kosovën

Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SHEVJ), Helga Schmid, do ta vizitojë sot Kosovën.

Gjatë vizitës së saj, Sekretarja e Përgjithshme Schmid do të takohet me liderët politik, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e partive politike Vetëvendosje dhe LDK.