Organizata ruse “Fronti i Kosovës” rekruton serbë në luftë kundër Ukrainës

Organizata ruse “Fronti i Kosovës” rekruton serbë në luftë kundër Ukrainës

25 tetor 2017 23:30

Rreth 300 serbë në Donbas po luftojnë kundër Ukrainës e rrugën për në Donjeck përmes Moskës e paguan organizata ruse „Kosovski front” – Fronti i Kosovës, njoftojnë medie në Kiev.

Siç njofton “Radio Europa e Lirë” në gjuhën ukrainase „Kosovski front” është regjistruar si organizatë humanitare në Rusi e vepron në Ballkan prej nga i dërgon luftëtarët serbë në luftën në Donbas.

“Burime tona nga Donbasi janë në dijeni se një grup serbësh kanë shkuar në territorin e pushtuar përmes organizatës „Kosovski front”. Kjo organizatë ua paguan fluturimin Beograd-Moskë e pastaj autobusin deri në Rostovi në Don ku luftëtarët serbë kryejnë trajnimin dhe shkojnë në Donjeck”, thuhet në rel, transmeton Koha.net.

Analisti Dushan Janjiq ka thënë për “blicin” e Beogradit thotë se emri i kësaj organizate tregon për ndikimin që Rusia e ka sidomos te serbët e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme