Qeveria Haradinaj u bën strehë të akuzuarve për korrupsion

Qeveria Haradinaj u bën strehë të akuzuarve për korrupsion

26 tetor 2017 07:15

Qeveria e Ramush Haradinajt ka braktisur standardin e vënë nga Ekzekutivi paraprak, për të mos përfshirë në kabinet njerëzit nën akuzë, shkruan sot Koha Ditore.

Përpos që e ka bërë Fatmir Limajn zëvendëskryeministër, në kundërshtim me ligjin ajo i ka bërë strehë edhe njërit prej të akuzuarve më në zë, Nexhat Krasniqit.

Limaj e Krasniqi akuzohen për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, gjatë kohës kur ishin pjesë e Qeverisë në mandatin që kishte nisur në 2008-n. Atëkohë, Limaj drejtonte Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT), dikaster ky i transformuar më vonë në Ministri të Infrastrukturës.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme