Serwer: Rusia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB

Serwer: Rusia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB

25 tetor 2017 22:12

Daniel Serwer, profesor i Universitetit amerikan "John Hopkins" dhe diplomat i dikurshëm, ka theksuar se pajtohet me deklaratën e zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee dhënë në Beograd se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige duke menduar në marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe aspiratën e për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

pyetja pse dikujt vendi i të cilit ka nevojë për reforma ekonomik e politike të mbështetet në Moskë? Ekonomia ruse është e madhësisë së Spanjës (bashkë me Katalunjën) e sistemi politik i saj është i fokusuar në ndjekjen penale e në eliminimin e konkurrencës. Dhe derisa ushtria ruse ka arritur disa rezultate me ndërhyrjet e veta në Ukrainë e Siri, ajo megjithatë nuk ka e kapacitetin që e ka Perëndimi për t’i mbrojtur aleatët”, ka theksuar Serwer duk shtuar se Rusisë po i humb fuqia rajonale.

“Rusët Serbisë i kanë dhënë 'migë', mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe kanë ndërtuar bazën logjistike “humanitare” në afërsi të Nishit”, ka thënë Serwr dhe ka shtuar se Rusa e pengon Kosovën të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

Serwr ka përfunduar se kryetari Vuçiq do të bënte gabim të madh nëse nuk përcaktohet për karrigen e Bashkimit Europian.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme