Arbëri

Yee takon Pacollin: SHBA-ja do të jetë pranë Kosovës

“Zgjidhjet ekonomike janë shumë të mira për të lehtësuar marrëdhëniet ndëretnike”. Kështu janë pajtuar r, Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli gjatë takimit zhvilluar sot pasdite në Prishtinë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Pacolli e njohu zyrtarin e lartë amerikan me idetë e tij për zgjidhjen e problemit të Trepçës, për siç thotë kumtesa, bashkimin e Mitrovicës nëpërmjet shtrirjes së Zonës së Lirë Ekonomike në gjithë territorin e kësaj komune.

Diplomati amerikan vlerësoi garantoi se SHBA do jenë afër Kosovës, do të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Yee kërkoi, që Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit, si kapitull që mban peng liberalizimin e vizave.