Shumë ankesa për rinumërimin e kutive të votimit

25 tetor 2017 19:23

Shumë ankesa janë bërë për rinumërim të kutive të votimit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por ky institucion nuk do t’i shqyrtojë ato pa u publikuar rezultati përfundimtar nga KQZ-ja, raporton KTV.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, thotë se këto raste konsiderohen të përkohshme, pasi të njëjtat do të shqyrtohen në afatin e përcaktuar pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Shumica e partive politike kanë thyer heshtjen zgjedhore nw rrjetet sociale dhe për këtë u janë shqiptuar gjoba me të holla në gjashtë raste, nga 39 ankesa sa ishin dorëzuar në PZAP. Në dy raste LDK është gjobitur me 250 euro, PDK me 200 euro, AAK-ja me 200 euro, AKR-ja me 200 euro, si dhe partia turke KTAP me 200 euro për shkelje të heshtjes zgjedhore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme