Kërkesat e Hoyt Brian Yee për institucionet e Kosovës

25 tetor 2017 19:12

Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ka kërkuar nga institucionet që të përshpejtojnë punët për agjendën evropiane të Kosovës, raporton KTV.

Ai ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar me liderë shtetërorë pas një vizite që e ka zhvilluar dje në Serbi.

Në takimin me Presidentin Hashim Thaçi u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, rolin e SHBA-së në rajon, perspektivën euroatlantike të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Thaçi ka shtuar se prioritet i Kosovës vazhdon të mbesë liberalizimi i vizave, përmbyllja e dialogut me Serbinë e transformimi i FSK-së. Yee ndërkaq ka rikonfirmuar se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme