Reagon Lumezi: Librat origjinalë janë në Ministri të Drejtësisë

Reagon Lumezi: Librat origjinalë janë në Ministri të Drejtësisë

25 tetor 2017 14:19

Kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi, ka reaguar lidhur me lajmin e emetuar mbrëmë në lajmet e mbrëmjes në KTV, për dyshimet për manipulimin e Provimit të Jurisprudencës së kryeprokurorit.

Nëpërmjet një komunikate për media, ai sqaron se provimin e jurisprudencës e ka dhënë para komisionit kompetent, me ç‘rast ka marrë edhe certifikatën për dhënien e këtij provimi më 25 prill 1991.

Dhënia e provimit vërtetohet edhe nga libri origjinal, i cili, sipas kryeprokurorit, gjendet në Ministrinë e Drejtësisë.

“Ky prezantim i këtyre fakteve mund të rrëzohet vetëm me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente dhe në asnjë mënyrë tjetër”, thuhet në komunikatë.

Komunikatës, prokurori Lumezi ai ka bashkangjitur disa dokumente që ai pretendon se janë origjinale dhe që gjenden në Ministrinë e Drejtësisë.

Lumezi

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme