Molliqaj-Sherifit: Keni vjedhur edhe paratë e shtatoreve të dëshmorëve

Molliqaj-Sherifit: Keni vjedhur edhe paratë e shtatoreve të dëshmorëve

25 tetor 2017 14:12

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Bilall Sherifin dhe partinë e tij, Nismën, se gjatë kohës sa kanë qenë në PDK, kanë keqpërdorur edhe paratë në ndërtimin e shtatoreve të dëshmorëve të luftës.

“Ju kur keni qenë në PDK keni vjedh edhe në shtatore të dëshmorëve”, tha Molliqaj, raporton KP.

Reagimi i Molliqajt erdhi pas fjalimit të deputetit të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, në Kuvend, i cili foli për rëndësinë e autostradave të ndërtuara në vend.

Deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme