Arbëri

Kurti: Ky është buxhet i mjerimit

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur buxhet të mjerimit programin buxhetor të kësaj qeverie.

Sipas Kurtit, rishikimi i buxhetit nuk ka shenja se mund të sjellë risi sa i përket zhvillimit në industri, prodhim, ndërmarrje të vogla dhe të mesme apo në kërkim shkencor. Madje sipas tij, ky buxhet e zhyt në varfëri më e thellë klasën e mesme dhe të varfrit.

“Ky është buxhetim i mjerimit financiar dhe politik. I zhyt në varfëri më të thellë klasën e mesme dhe të varfrit. Programi qeverisës i kësaj qeverie ka më shumë faqe e fjalë sesa dokumente me parime programore. Aty është shtuar numri i kontradiktave, shkarjeve , gabimeve logjike. Ai fillon me një listë të dëshirave për sundimin e ligjit, psh premton një vetting të ri, shumë me përmbajtjesor se sa i pari. Kur nuk ishte përmbajtjesor i pari, si do të garantohet përmbajtësimi i të dytit”, tha Kurti, raporton KP.

Sipas deputetit të VV-së, ky buxhet nuk flitet për të hyrat, por vetëm për shpenzim dhe administrim, duke shtuar se buxhetimi i këtij lloji tregon për profilin e njëjtë të Qeverisë, por se vetëm emrat e ministrave janë të ndryshëm.