Hamza: Rishikimi i buxhetit synon zhvillim të qëndrueshëm

Hamza: Rishikimi i buxhetit synon zhvillim të qëndrueshëm

25 tetor 2017 12:21

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke prezantuar projektligjin për buxhetin e Kosovës, ka thënë se riorientimi i mjeteve synon financim adekuat i projekteve dhe implementim të politikave shtetërore që synojnë zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Hamza në seancën e Kuvendit ka thënë se, “duke u bazuar në një proces real të rishikimit kemi rikomoduar vlerën e shpenzimeve në 1 milard e 810 milionë eurove, nga vlera origjinale në 2 miliardë euro, ndërsa të hyrat buxhetore parashikohen 1 milard e 725 milionë eurove”.

Sipas tij, rishikimi ka mundësuar që deficiti buxhetor të ulet nga 300 milionë euro në 190 milionë euro.

Ai shtoi se bilanci bankar me këtë rishikim parashihet të jetë adekuat, apo rreth 4 % të bruto produktit vendor, raporton kp.

Hamza tha se rishikimi parashikon pensionet për kategorive të luftës, pagesa me kohë për autostradën ‘Arbër Xhaferi”, sigurimin e fondeve për organizimin e zgjedhjeve lokale, rreth dy milionë, mbulesën financiare për RTK, mbështetjen financiare për Këshillin Prokurorial, si dhe një numër të madh për rialokimeve të nevojshme.

Krejt ky buxhet sipas tij, është në koordinim me FMN.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme