Arbëri

Tahiri: Emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është bërë në pajtim me ligjin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke iu përgjigjur disa dyshimeve të deputetëve për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, tha se dekretimi i tyre është bërë në pajtim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në pajtim të plotë me ligjet në fuqi.

Tahiri tha se dekretimi paraqet aktin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi ndërkaq shtoi se në këtë proces kanë dhënë kontribut ambasada e SHBA-së, EULEX-i, etj, raporton KP.

Tahiri tha se me dekretimin e djeshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shtrirë funksionalizimi i gjykatave në veri.