Osmani: Thaçi po e degradon institucionin e presidentit

Osmani: Thaçi po e degradon institucionin e presidentit

25 tetor 2017 10:59

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka akuzuar sot, në seancën e Kuvendit të Kosovës, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se po e shkel institucionin e presidentit.

Sipas Osmanit, presidenti nuk po e luan rolin e vet si faktor uniteti dhe këtë sipas saj e dëshmoi qysh nga shpërbërja e parlamentit kur ai mblidhte vota për mocionin e rrëzimin e Qeverisë e deri kur filloi të bëjë fushatë për PDK-në.

Ajo përmendi një takim që presidenti e ka mbajtur sot me kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës si dhe keqpërdorimin e pakicave.

Osmani tha se presidenti nuk është treguar transparent as me takimet që ka mbajtur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq si dhe mos transparencë për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.

Sipas Osmanit më e rënda është deklarata e tij kundër shteteve të Bashkimit Evropian dhe shteteve mike ku sipas tij ai po rrezikon marrëdhëniet e mira me shtetet që kanë ndihmuar Kosovën.

“Ky president lëre që nuk përfaqëson unitetin por çdo ditë po e degradon institucionin e presidentit”, tha Osmani.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme