Konjufca: Gjyqtarët dhe prokurorët serbë janë emëruar nga Vuçiqi

Konjufca: Gjyqtarët dhe prokurorët serbë janë emëruar nga Vuçiqi

25 tetor 2017 10:46

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën, pos tjerash parashihet të shqyrtohet Projektligji për buxhetin për këtë vit.

Seanca ka filluar me deklarimet jashtë rendit të ditës.

Në kuadër të kësaj pike Blerta Deliu – Kodra shtroi çështjen e grevës së aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët, sipas saj, kanë pagat më të ulëta në rajon, kurse deputeti Milaim Zeka nga arresti shtëpiak për shkak të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal dhe shmangie tatimi e mashtrimit me viza, nga foltorja e Kuvendit sulmoi gazetarët, duke ua përmendur edhe prindërit.

Deputeti Glauk Konjufca ndërkaq ka akuzuar institucionet e Kosovës se kanë pranuar gjyqtarët dhe prokurorët e rinj serbë me rekomandim të Serbisë.

Sipas Konjufcës, këtyre institucioneve duhet t’u vijë turp që kanë lejuar një gjë të tillë, ndërkohë që në dorë ka pasur edhe dokumente me të cilat sipas tij dëshmohet se ata janë emëruar nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu ka kërkuar video incizim për betimin e gjyqtarëve serbë të veriut.

Sejdiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se betimit e 4 gjyqtarëve në veri, nga janë paraqitur vetëm fotolajme ku nuk shihen gjyqtarët duke u betuar.

Ai kërkoi video ku shihen gjyqtarët duke u betuar se do të respektojnë ligjet e Kosovës.

Sejdiu po ashtu i kërkoi kryeministrit që të sqarojë lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, ku mediat thanë se po lëviz kufiri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme