Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli për vizitë në Maqedoni

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të këtij vendi.

Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoni, kreu i diplomacisë së Kosovës do të takohet fillimisht me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi i parë do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 9:20. Pas këtij takimi të dy ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në orën 10:50.

Takimi me kryeministrin Zaev do të mbahet në ambientet e Qeverisë me fillim nga ora 11:00, ndërsa ai me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi, me fillim nga ora 11:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.