Arbëri

Kuvendi diskuton Projektligjin për buxhetin e Kosovës

Descriptive Text

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën plenare, ku do të shqyrtojë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.