“Vuçiq i është përgjigjur aty për aty Yeesë, biseda do të publikohet më vonë”

“Vuçiq i është përgjigjur aty për aty Yeesë, biseda do të publikohet më vonë”

24 tetor 2017 22:25

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka dëgjuar me vëmendje ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë e përmbajtja e bisedimeve do të publikohet gjatë ditëve në vijim, ka kumtuar Shërbimi i shtypit të kryetarit të Serbisë, transmeton Koha.net.

Në kumtesë theksohet Yee ka shfaqur brengosje për shkak të percepcionit se Serbia me një këmbë është në rrugën drejt Bashkimit Europian e me tjetrën drejt aleancës me Rusinë si dhe për shkak të ndikimit rus në rajon.

Diplomati amerikan ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të ishte vendimtar për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Është folur edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe për rëndësinë e dialogut të brendshëm për Kosovën, thuhet në kumtesë

Yee është angazhuar edhe për zgjidhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi në vitin 1990 dhe për djegien e Ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme