Bekim Jashari nuk do marrëveshje me parti për të qeverisur Skenderajn

24 tetor 2017 19:28

Për herë të parë Komuna e Skenderajt, e njohur si bastion i PDK-së, do të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur, raporton KTV.

Më shumë se 85% e qytetarëve të kësaj komune ia besuan mandatin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm Bekim Jasharit.

Sikurse në Drenas, PDK-ja megjithatë e konsideroi si fitore të veten Skenderajn, por për Jasharin, Drenasi dhe Skenderaj kanë një dallim. Megjithatë, Jashari thotë që do të bashkëpunojë me të gjithë.

Nuk do të bëjë marrëveshje me ndonjërën nga partitë politike për t’u ndarë ndonjërën nga drejtoritë komunale.

Si kryetar punën e parë që do ta bëjë është të dalë në terren bashkë me ekipin e tij për të parë nga afër problemet e qytetarëve.

Në garë për kryetar të kësaj komune kanë qenë kandidatë edhe nga AKR-ja, Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Ndërkohë, PDK-ja u tërhoq nga gara dhe tha se do ta përkrahte Jasharin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme