Bulliqi: Komisioni për Demarkacion po kompleton rezultatet nga daljet nga terreni

Bulliqi: Komisioni për Demarkacion po kompleton rezultatet nga daljet nga terreni

24 tetor 2017 16:28

Kryetari i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për Koha.net ka thënë se akoma nuk kanë kompletuar rezultatet nga daljet në terren.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se komisioni është duke realizuar vazhdimisht dalje në terren dhe akoma ka punë për të bërë.

“Rezultatet e terrenit nuk i kemi kompletuar ende. Kemi realizuar dalje në terren, do të dalim prapë e pastaj do të tregojmë rezultatet”, ka thënë ai.

Bulliqi ka bërë të ditur po ashtu se komisioni është duke kombinuar edhe fazat e ndryshme të punës që nga kërkimi i materialit (të ri) deri te analizimi i materialit që mund të ishte siguruar më herët.

I pyetur se sa janë optimistë që do të arrijnë të përmirësojnë ato që ata i kanë cilësuar si gabime, Bulliqi ka thënë se do të flasë vetëm me fakte pasi të arrijë t’i kompletojë ato.

“Ne jemi të sigurt që punën tonë do ta kryejmë, do të japim kontributin tonë që lëshimet e gjetura t’i adresojmë, duke ofruar gjetjet nga materialet që i kemi hulumtuar dhe analizuar. Nuk është punë e lehtë, është presion i madh, mirëpo ne do t’i kryejmë obligimet tona. Detaje të punës për momentin nuk mund të japim. Ne ju sigurojmë se as në të kaluarën nuk kemi folur/publikuar asgjë e as tash nuk do të flasim/raportojmë pa u bazuar në fakte të bazuara në materiale kredibile. Kyçja jonë në komision është bërë tash së voni andaj një kohë na ka kaluar për krijim të ekipit dhe sqarim të autorizimeve dhe misionit që na është dhënë”, ka shtuar më tej Bulliqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme