Brian Yee viziton nesër Kosovën Foto: Koha / arkiv

Brian Yee viziton nesër Kosovën

24 tetor 2017 14:29

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan u Shtetit për çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, do të qëndrojë në Kosovë më 25 tetor.

Kjo vizitë e tij vjen pas asaj që i bëri Beogradit gjatë ditës së djeshme, ku zyrtari amerikan tha se Serbia nuk mund të qëndrojë në dy ulëse dhe duhet të zgjedh mes Evropës dhe Rusisë, raporton Koha.net.

Sipas agjendës, Hoyt Yee pritet të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me kryeministrin Ramush Haradinaj, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me deputetë të Kuvendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme