Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi për intensifikim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi për intensifikim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë

24 tetor 2017 09:48

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të së Malit të Zi, kolonel Zoran Boshkoviq këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi ​dhe nënkolonel Zhivko Rakoçeviq.

Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pritja e Berishës për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën “FSK dhe Partnerët”, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme