Berisha uron LDK-në që doli e para në zgjedhjet lokale

Berisha uron LDK-në që doli e para në zgjedhjet lokale

23 tetor 2017 23:23

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për rezultatin e arritur në zgjedhjet e djeshme lokale, e cila, sipas rezultateve të deritashme, ka dalë partia më e votuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë janë një sukses që duhet ta frymëzojë Shqipërinë.

“Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje, për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës, ishin një sukses i vërtet i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj. Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa si fitues të zgjedhjeve, por dhe të gjitha forcat politike dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje që i bënë nder Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.

“Gjithashtu dua të theksoj se zgjedhjet në Kosovë duhet të frymëzojnë si një model i standardeve ndërkombëtare edhe forcat politike në Shqipëri në tërësi dhe dhunuesit kongenital të zgjedhjeve dhe votës së lirë; Edvin Kristaq Ramën dhe partinë e tij kanabiste. Dhe njëherë urime Kosovës”, ka përfunduar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme