Arbëri

Ministri Bytyqi emëron ushtruesin e detyrës së Agjencisë për Akreditim

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) do të udhëhiqet përkohësisht nga një ushtrues detyre i caktuar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi. Ushtrues i detyrës së drejtorit të AKA-së është emëruar Bekim Samadraxha, i cili deri tani ka punuar si udhëheqës i Divizionit për zhvillim, monitorim dhe cilësi në arsimin e lartë në MASHT.

Vendimi për emërimin e tij është marrë në fund të javës së kaluar ndërsa që nga e hëna ai ka filluar punën në agjenci. Këshilltari politik në kabinetin e ministrit, Valmir Gashi, ka thënë për gazetën se Samadraxha do të merret tani vetëm me Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Arsyeja është për faktin se kjo çështje është në proces ende dhe ishte e rrugës që të ketë një UD kjo Agjenci. Sigurisht pas përfundimit të të gjitha procedurave, Agjencia do të ketë drejtorin e vet”, ka theksuar Gashi.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Bekim Samadraxhen, i cili është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të AKA-së. Ai ka thënë se do ta mbajë këtë post deri në zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.