KQZ-ja për pak çaste shpalli fitues të Ranillugut ish-kryetarin e saj të vdekur

KQZ-ja për pak çaste shpalli fitues të Ranillugut ish-kryetarin e saj të vdekur

23 tetor 2017 19:34

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur fitues të Komunës së Ranillugut, ish-kryetarin e saj, Gradimi Mikiq i cili ka vdekur në një aksident trafiku në shtatorin e këtij viti.

Në ueb faqen e KQZ-së, thuhej se 77.62 për qind të votave i kishte fituar Mikiq, në vend se të shkruhej emri i Vladica Aritonoviq, i cili hyri në garë për Ranillugun pas vdekjes së Mikiqit.

Komisioni Qendror Zgjedhorë ka arsyetuar këtë gjë me një gabim teknik.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në fletëvotime dhe në të gjithë materialin zgjedhor është ndërruar me kohë emri i Aritonoviqit me atë të Mikiqit, por që gabimisht kanë lënë emrin e kryetarit tashmë të vdekur në grafikonet ku prezantohej rezultati zgjedhor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme