SHBA i duartroket raundit të parë të zgjedhjeve, do që të eliminohen parregullsitë e evidentuara Foto ilustrim

SHBA i duartroket raundit të parë të zgjedhjeve, do që të eliminohen parregullsitë e evidentuara

23 tetor 2017 17:04

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të rrethit të parë të zgjedhjeve komunale.

Në një komunikatë për media të Ambasadës thuhet se ata e çmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionerët e Vendvotimeve, OSBE-në, si dhe të gjitha ekipet monitoruese dhe vëzhguese për punën e madhe që kanë bërë.

“Gjersa ne kemi shqetësime lidhur me disa raportime për regjistrat e vjetërsuar të votuesve, votimin e dyfishtë dhe parregullsitë tjera sporadike. Ne shpresojmë që disa nga këto çështje mund të adresohen para rrethit të ardhshëm të zgjedhjeve komunale në nëntor”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së.

Rritja e numrit të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe procedurat e sheshta zgjedhore në pjesën më të madhe të vendit janë shenja pozitive për demokracinë e Kosovës, thotë Ambasada.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Kosovës gjersa ato shpejt përgatiten për edhe një rreth të votimit dhe përcjellin më tutje raportet mbi parregullsitë dhe shkeljet në këtë rrethin e parë. Shpresojmë se të gjithë zyrtarët komunalë tashmë të zgjedhur do të përkushtohen për ndryshim pozitiv në emër të të gjithë zgjedhësve të tyre, gjë e cila do ta shtyjë Kosovën përpara në shtegun e integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme