Refuzohet ankesa e Prokurorisë në rastin e Murat Mehës dhe dy të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Refuzohet ankesa e Prokurorisë në rastin e Murat Mehës dhe dy të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

23 tetor 2017 14:57

Gjykata e Apelit ka mbështetur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për hedhje të aktakuzës ndaj tre të akuzuarve për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Arbër Jashari nga Gjykata e Apelit të Kosovës ka thënë për Koha.net se Apeli e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në rastin e të akuzuarve Murat Meha, Ismet Kryeziu dhe Nemanja Spasiq, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq në njoftimin nga Apeli, thuhet se e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 31.07.2017, sipas të cilit aktakuza ndaj tyre është hedhur, konform dispozitës 253 të Kodit të Procedurës Penale dhe është pushuar procedura në këtë çështje.

Gjykata e Apelit, pasi ka elaboruar provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, vlerëson se në rastin konkret, gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hedhur atë, sepse në veprimet e të pandehurve, nuk konsumohen elementet e veprës penale për të cilën ngarkohen.

Kjo ngase vepra penale e keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar kryhet vetëm kur bëhet më qellim të sjelljes se dobisë ose shkaktimit të dëmit apo shkeljes se drejtave personit tjetër, elemente këto që jo vetëm që nuk theksohen në dispozitiv të aktakuzës, por nuk i provojnë as provat në bazë te të cilave është ngritur ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme