Akademia e Shkencave të Kosovës bëhet anëtare e Unionit të Akademisë Ndërkombëtare

Akademia e Shkencave të Kosovës bëhet anëtare e Unionit të Akademisë Ndërkombëtare

23 tetor 2017 13:13

Sot, në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Akademisë Ndërkombëtare (UAI), që po zhvillohet në Tokio, Japoni. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës-ASHAK u pranua anëtare me të drejta të plota në Unioni e Akademisë Ndërkombëtare.

Përveç tri akademive propozuese (Franca, Austria dhe Shqipëria), siç transmeton Shqiptarja, kishin dorëzuar mbështetje me shkrim edhe Akademia e Maqedonisë dhe Akademia e Polonisë.

Diploma e anëtarësisë iu dorëzua akademikut Muhamedin Kullashi.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përfaqësohet në këtë asamble përmes akademikut të asociuar Shaban Sinani!

Komentet

Shto koment

Të ngjashme