Gashi: Marrëveshjet që do të nënshkruhen mes Kosovës e Shqipërisë janë për Diasporën

Gashi: Marrëveshjet që do të nënshkruhen mes Kosovës e Shqipërisë janë për Diasporën

23 tetor 2017 13:10

Zëvendës kryeministri i Diasporës, Dardan Gashi ka pritë në takim, ekspertë nga diaspora në kuadër të organizatës Germin.

Në këtë takim Gashi ka treguar objektivat dhe proceset e ministrisë për diasporën dhe bashkëpunimin konkret me ministrinë homologe të Shqipërisë.

“Dy nga 11 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në fund të nëntorit ndërmjet dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare janë për Diasporën” – ka thënë Gashi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Germin kanë shprehë gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë me ministrinë e Diasporës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme