Mali i Zi gjen rezerva gazi pranë kufirit me Shqipërinë

Mali i Zi gjen rezerva gazi pranë kufirit me Shqipërinë

23 tetor 2017 13:02

Dy blloqe në det të hapur të Malit të Zi, të dhëna kompanisë greke “Energean Oil & Gas” përllogaritet të kenë rreth 51 trilionë metër kub rezerva natyrore gazi, tha Energean duke cituar një audit të pavarur.

Ky studim është domethënës për Malin e Zi, pasi nënkupton se vendi mund të gjendet në mes një potenciali të pashfrytëzuar në Adriatikun Lindor. Edhe pse fqinji i Shqipërisë nuk prodhon naftë, të dhënat fillestare tregojnë se mund të ketë mjaftueshëm burime për të mbuluar nevojat e brendshme për naftë dhe gaz.

Mali i Zi dha në muajin mars një licencë 30-vjeçare eksplorimi të këtyre burimeve për dy blloqe që shtrihen në 338 kilometra katrorë në detin Adriatik. Gjetjet janë pjesë e një faze eksplorimi tre-vjeçare, të përllogaritur në 5 milionë dollarë kosto. Ajo përfshin studime sizmike 3d, studime gjeologjike dhe gjeofizike.

Energean është prodhuesi i vetëm i naftës në Greqi me një mesatare prodhimi prej 3500 fuçish në ditë vitin e shkuar. Por asetet më të mëdha të kompanisë janë dy fusha të ndodhura thellë në det, 100 kilometra larg bregut të Izraelit.

Zbulime të tilla në Adriatik janë bërë edhe në Shqipëri e në Itali. Kompania thotë se rajoni është premtues dhe se do të përkushtohet për të eksploruar potencialin e zonës për naftë dhe gaz.

“Ka pasur disa zbulime gazi natyror në rajon dhe një numër qeverish janë të gatshme të eksplorojnë më tej potencialin e hidrokarbureve të vendit”, tha Mathios Rigas, drejtori ekzekutiv i Energean.

Zbulimet e fundit janë në linjë me ato të naftës në veri të Shqipërisë, si ato në zonën Shpirag-2. Deri më sot brenda kësaj zone të pasur me karburë janë zbuluar mbi 5 miliardë fuçi naftë. Sa i takon rezervave të gazit, kompani shprehet se ato janë vërtetuar në basenin e Durrësit, por deri më sot shpime të limituara janë kryer vetëm në Malin e Zi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme