Nuk ka shumë kohë prejse Nefisja është rehatuar në shtëpinë e re, mirëpo asaj ende po i duket e huaj. Ajo shpesh ua rrëfen historinë e saj shoqeve me të cilat banon, e megjithatë rrallëherë arrin ta përfundojë atë deri në fund.
“Prej Fushë-Kosovës kam ardhë këtu. Babë s’pata, vllazni jo...”, rrëfen ajo, përderisa lotët ia presin në gjysmë fjalinë. Hapësirën e dhomës, ku katër shoqet po ia çanin hallet njëra-tjetrës, e “përpin” heshtja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNefisja është grua 76-vjeçe, e cila tash e dy javë jeton në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. Pleqërinë ajo do ta kalojë së bashku me 63 të moshuar të tjerë që ka vite që jetojnë në këtë institucion.
“Si për fillim, a po të doket mirë?”, ia kthen punëtorja sociale, e cila kujdeset për të, sa për ta thyer heshtjen. Kokulur e me gjysmë zëri, sa për të mos e lënë pa përgjigje, pothuajse përsërit fjalët e saj: “Mirë. Si për fillim, mirë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.