Numri special i së dielës në “Koha Ditore”, i kushtohet shpërfilljes së shtetit ndaj të moshuarve

21 tetor 2017 23:02

“Shteti shpërfill pleqërinë” është kryetema e së dielës në “Koha Ditore”.

Në mes tjerash, në shkrimin kryesor mund të lexoni për gjendjen e katër shtëpive të të moshuarve në gjithë Kosovën dhe shtimin e kërkesave për strehim dhe mos-zbatimin e ligjit ideal në mungesë të buxhetit.

Për temën e së dielës vjen shkrimi “Mos u plaksh”.

Në intervistë kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, flet për mungesën e planeve dhe kapaciteteve për përkujdesje dinjitoze për moshën e tretë.

Reportazhi nga Prishtina sjell shtëpinë që ua lehtëson pleqërinë banorëve të saj.

Në faqet e botës mund të lexoni për gafat me himnet shtetërore dhe ishullin sekret sovjetik të “antraksit”.

Në 7 shkronja vjen dashuria e pastër e strip-artistit, Gani Sunduri.

“Atdheu i mohuar” është fejtoni i radhës Miranda Vickers për çështjen çame.

14 vjeçarja nga Prishtina që krijoi dollapin digjital është protagoniste e Kosovarçes.

“Piktorja e portreteve që shkrihet edhe në mëndafsh” dhe “Rojtari i botimeve të moçme” janë shkrimet që zënë faqet e kulturës.

Monument sjell Konakun e Pashës, si pjesë të Pejës monumentale të Haxhi Zekës.

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti mund të lexoni për shkollën e komuniteteve, ku mësohet jo vetëm futbolli dhe përfaqësuesin e lumtur të Kosovës në “Pyeongchang 2018”.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme