Vlerësimi i gabuar i mallit nga Dogana po u shkakton shumë probleme bizneseve

21 tetor 2017 19:17

Një gabim në vlerësimin e vlerës së mallit i ka nxjerrë jo pak probleme qe mbi dy vjet Ilir Gecit.

Gjithë lufta mes kompanisë që punon dhe Doganës së Kosovës ka nisur nga viti 2015, kur kishin sjellë një maune me qirinj për riciklim, por që përkundër dokumenteve të prezantuara, ekipet e doganës nuk e kishin vlerësuar njëjtë, raporton KTV.

Dogana nuk kishte pranuar vlerën e paraqitur në faturë dhe të njëjtën pastaj të garantuar edhe nga firma zvicerane, por në dy raste kishte rritur disa fish si vlerën e mallit, ashtu edhe pagesën e doganës.

Duke parë që me ekipet e doganës dhe me personin që kishte bërë vlerësimin nuk u arrit një zgjidhe, ata iu drejtuan gjykatës dhe pas mbi 2 vjetësh, Gjykata Themelore në Prishtinë u kishte dhënë të drejtë.

Mirëpo, ka mbi dy muaj që Dogana sipas tij, nuk ka bërë asnjë hap, nga vendimi i së cilës ka pësuar humbje të mëdha.

Edhe pse Geci dyshon se një veprim i tillë është bërë me qëllim nga doganieri duke u bazuar po në dokumentacion, zyrtarë të doganës e konsiderojnë më shumë si gabim.

Dhe sipas tyre, tashmë kanë nisur t’i ndërmarrin masat sipas aktgjykimit të themelores.

Sipas tij, brenda një vitit bizneseve u kthehen deri në 2 milionë euro pasi të njëjtat fitojnë të drejtën në procedurën doganore për rikthim të mjeteve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme