Deputetët votojnë kundër heqjes së imunitetit të Tahirit

Deputetët votojnë kundër heqjes së imunitetit të Tahirit

21 tetor 2017 18:29

Deputetët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit nuk kanë dhënë votën pro heqjes së imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se provat e prokurorisë janë të pamjaftueshme për të autorizuar arrestimin e Tahirit, transmeton topchannel.

“Ne e pranuam kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës dhe personal të Tahirit, konform rregullave të Kodit të Procedurës Penale, që do të thotë se prokuroria është e lirë të vijojë me dinamikën e hetimit. Ndërsa lidhur me kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, ne si shumicë çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetej në prova, siç e kërkon Kushtetuta. Pra, prokuroria është e lirë që pasi të kemi një vendim në seancë plenare, të vazhdojë hetimet. Ne e garantojmë se do t'i japim mbështetjen e duhur për të arritur të vërtetën”, ka thënë Manja.

Ndërkohë, deputetët e opozitës mësohet se kanë votuar pro heqjes së imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin kriminal të Habilajve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme